Bënin kërdinë duke vjedhur nëpër shtepi të ndryshme por janë prangosur gjatë një aksioni të policisë italiane
Policia e Firences arrestoi 12 persona, 11 ndodhen në paraburgim dhe një në arrest shtëpie, të gjithë shtetas shqiptarë të moshës nga 20 deri në 47 vjec.
Ata konsiderohen anëtarë të një bande eksperte për grabitjen e apartamenteve.
Të paktën 29 janë grabitjet e kryera nga ata në të gjithë Toskanën, ndërkohë që viktimat flinin në apartamentet e tyre.