INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Firmoset kontrata, nis rruga e Arbrit?

Firmoset kontrata, nis rruga e Arbrit?

Publikuar më: 10:32 05-02-2018

Një nga segmentet më të rëndësishëm të infrastrukturës rrugore i është hapur drita jeshile për fillimin e ndërtimit të saj. Bëhet fjalë për rrugën e Arbrit dhe mësohet se është firmosur kontrata për ndërtimin e saj. Ka qenë ministri Damian Gjiknuri që njoftoi firmosjen e kontratës së koncesionit me “Gjoka Konstruksion”.
Kontrata e koncesionit ka objekt “Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Rrugës së Arbrit”
Damian Gjiknuri:
“Është një vepër që do të kushtojë 240 milion euro dhe në këtë kontratë ne kemi parashikuar që shteti do të marrë përsipër të likuidojë kontraktorin brenda një periudhe 13 vjeçare. Kontraktori do të marrë përsipër të ndërtojë rrugën në fillim me shpenzimet e tij dhe mirëmbajtjen e kësaj rruge gjatë gjithë periudhës së koncesionit”.
Presidenti i “Gjoka Konstruksion” garantoi se kompania do të zbatojë me rigorizitet angazhimet e marra përsipër në këtë kontratë koncesioni.
Rrok Gjoka:
“Falënderoj qeverinë dhe ministrin për besimin. Më në fund duket që qeveria ka filluar të besojë tek kompanitë shqiptare. Premtoj që nuk do të zhgënjej, do ta realizojmë në cilësi dhe në afat”.

Article Logic
Execution time: 0.002565860748291