Përfundoi edicioni i 19-të i Këngës Magjike dhe ashtu si çdo vit nuk mund të mungonin hatërmbetjet. Pakënaqësi ka patur edhe nga këngëtarët të cilët fituan çmim, e një ndër ta është Kastro Zizo.
Kastro Zizo mbrëmë në "Këngën Magjike" rrëmbeu çmimim "Interpreti më i mirë" me këngën e tij “Pa faj” në bashkëpunim me Rea Nuhu.
Por si duket nuk është i kënaqur. Sot ai ka shpërthyer në akuza dhe ofendime ndaj të gjithë kolegëve të cilët e kanë vlerësuar me 0 pikë. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Kastro i quan ata që nuk e votuan "puçrra me qelb", por nuk harron pa falenderuar artistët që e votuan.
"2 fjale shpejt e shpejt. Flm shume te gjitheve qe me keni mbeshtetur ne kete projekt te sinqerte qe kisha dhe kam me kete super talent Rea Nuhu. Flm shume vellait tim Gramoz Kozeli qe kur puqemi te dy tingujt dhe notat na dalin nga zemra...
Flm Elvis B Kercini per orkestrimet e tij te çmendura. Flm Tosi qe ka lokalin ngjit te studio dhe ka super raki Permeti...flm çdo njerin prej jush qe me ka shkruar dhe telefonuar duke me uruar! Flm çdo artist qe na votoi per te dal ne finale dhe per te fituar çmimin. Flm dhe per çdo PUÇER qe na dha 0 pike apo akoma me keq 1,2,3,4 apo 5 pike...puçra ka qelb brenda, thjesht do shtrydhur! Hajt me t'mira", shkruan Kastro Zizo.