INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fitoi garën, ja fjalët e para të Lulzim Bashës

Fitoi garën, ja fjalët e para të Lulzim Bashës

Publikuar më: 12:06 23-07-2017

Me anë të një deklarate për mediat, Lulzim Basha ka folur për herë të parë pas konfirmimit si kryetar i Partisë Demokratike. Ai fillimisht falënderoi të gjithë demokratët që votuan dje, por nuk harroi të përshëndeste dhe falënderonte edhe Eduard Selamin.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

Pjesëmarrja masive në zgjedhjen e kryetarit është dëshmia e besimit të demokracisë tek Partia jonë dhe vlerat e demokracisë, tregues se demokratët janë të vendosur të punojnë për forcimin e PD, se e ardhmja e PD është e sigurtë.

Dua të falënderoj të gjithë ata që morën pjesë aktivisht në debatin e fushatës për zgjedhjet e kryetarit në të gjitha degët anembanë saj.

Dua të falënderoj vëzhguesit numëruesi komisionerët që punuan me integritet. Dua të falënderoj Eduard Selamin që i vlerësoi demokratët dhe shkoi para tyre me një projekt alternativë dhe shkoi para tyre me thirrjen që të marrin pjesë në votime

Sot jam i prekur nga ju demokratët dhe vota juaj më bën të ndihem thellësisht i përulur dhe unë i di dëshpërimet dhe shqetësimet.

Vota juaj është një borxh i madh, që mund të shlyhet vetëm duke e kthyer PD-në në drejtimin e fateve të vendit.

Vota juaj tregoi se përpjekja për çlirimin e vendit nga krimi e droga është kauza e kohës dhe me më shumë mbështetës e do të shkoje përpara pa u ndaluar.

Nga gara qytetare dhe evropiane për zgjedhjet në PD, tregohet se PD është një parti perëndimore europiane.

Ne humbëm zgjedhjet, po jo besimin, vlerat, dinjitetin, forcën, kurajon, qytetarinë, shpirtin tonë kombëtar dhe europian.

Me vendosmërinë dhe punën tonë ne do të fitojmë besimin e shqiptarëve dhe do të japim kontributin tonë. Misioni ynë është mision kombëtar, PD është forca që do të çojë vendin përpara. Që të përmbysim aspiratat ne duhet të shohim përpara duke u përmirësuar dhe modernizuar.

Sot dua të garantoj të gjithë se PD do të jetë më demokratike duke u dhënë pushtet anëtarëve të saj dhe duke u kaluar vendimarrjen atyre. Vendimarrja do të jetë në duart tuaja.

Ju do të vendosni çdo ditë e në vijim se kush do të jenë përfaqësusit tuaj.

Kushdo që vendos PD të parën dhe zgjedh kauzën e zgjedhjeve të ndershme dhe jo rehatinë është i mirëpritur, është pjesë e jona, është pjesë jona edhe pse për një moment ka humbur rrugën.
Vota e djeshme është për demokratët që na angazhon shumëfish për ta bërë Shqiëprinë një vend të konsoliduar, një vend ku sundon qytetari, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa, siç kumton thirrja e Partisë Demokratike.

Article Logic
Execution time: 0.004127025604248