Jane Park kur ishte 17-vjeç fitoi llotarinë 1 milionë paund në Skoci dhe nisi të bënte një jetë luksoze me makina të shtrenjta e pushime në çdo cep të botës, duke u bërë një ndër femrat më të kërkuara.
Tashmë 24-vjeçarja ka treguar me anë të një postimi në profilin e saj në Instagram mashkullin që i ka vjedhur zemrën dhe ai është futbollisti Florian Kamberi, i lindur në Zvicër me prindër nga Kosova.
Jane ka publikuar fotografi të një ëmbëlsire në formë zemre me mbiemrin e Florianit mbi të, ndërkohë që pranë mbiemrit shkruhej "Do të martohesh me mua?"
Gjithashtu, ajo e ka etiketuar futbollistin në postimin ku i propozon për martesë, ndërsa ky i fundit ende nuk ka reaguar.