Skuadra e Juventus dhe Napoli ndjekin këmba këmbës njëra-tjerën në sezonin e ri të Seria A. Juventus ka mundur Torinon me shifrat 4:O, Napolitanët kanë siguruar tri pikëshin e radhës në transfertë ndaj skuadrës së Spalit me rezultatin 2: 3. Fiton dhe Interi ku ka arritur të marrë tre pikë mjaft të vështira, ndaj Genoas, duke fituar me rezultatin minimal 1-0. Milan u mund nga Sampdoria me rezultatin 2-0, ndeshje e vlefshme për javën e gjashtë të Seria A. Ky rezultat ka trazuar pozitat e trajnerit kuqezi, Vicenzo Montela, të cilit tashmë i kërkohet dorëheqja nga tifozët.