INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Fitore me lojë të bukur, Samba braziliane i jep leksion Argjentinës [VIDEO]

Publikuar më: 11:56 11-11-2016

Brazili i dha një leksion të vërtetë futbolli Argjentinës në garën kualfiikuese të Rusi 2018. Brazili ka marrë një fitore të thellë 3-0 përballë rivalëve të përjetshëm në këtë ndeshje Brazili ka dominuar në të gjitha repartet, kurse Argjentina dhe shumica e sulmuesve të tyre si: Messi, Aguero, Di Maria dhe Higuain kanë qendruar në hije. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt pasi në minutën e 25’ ku Philipe Countinho i cili realizoi një gol spektakolar.

Tentativat e Messit ishin shumë pak për të rreizkuar portën e Selecoas, që u shfaq një makineri e pamëshirshme. Neymar në të 38-ën u ndal nga shtylla, por ylli i Barcelonës nuk mund të gabonte përballë Romeros në kohën shtesë të pjesës së parë, pas pasimit të saktë të Gabriel Jesus. Në pjesën e dytë Argjentina e humbet toruan. Skuadra e Edgardo Bauzas nuk ka forcë, karakter dhe ide për t’u kthyer në lojë. Goditjen përfundimtare Brazili e dha në minutën e 59-të me Paulinhon, i asistuar në këtë rast nga Renato Augusto. Argjentina e Lionel Messit duhet të bëjë më të mirën llogaritë në takimet e mbetura nëse dëshiron të jetë pjesë e 4 ekipeve më të mira të Amerikës së Jugut. Me këtë fitore, Brazili është në vendin e parë të grupit  të Amerikës Latine më 24 pikë, kurse Argjentina gjendet në vendin e 6, jashtë zonës së ‘play off’-it të kualifikimeve të Botërorit Rusia 2018.

Article Logic
Execution time: 0.0026991367340088