Në mes të Serbisë, aty ku u zhvillua edhe Kampionati Europian i atletikës, atleti shkodran Izmir Smajlaj ka arritur të dalë kampion Europe bë kërcim së gjati. Smajli arriti të kërcejë 8.08 metra, madje theu edhe rekordin kombëtar. Smajlaj në hedhjen e parë kërceu 7,81 metra, megjithatë e rregulloi gjithçka me hedhjen e dytë, ku realizoi gjatësinë 8,02 metra, një rekord i ri kombëtar, duke thyer atë që kishte vendosur vetëm pak ditë më parë.
23-vjeçari siguroi biletën për në garën e medaljeve pasi kërceu 7.98 metra në kualifikuese, i njëjti rezultat me të cilin gjashtë ditë më parë u shpall kampion i Ballkanit po në kryeqytetin serb. Ky është edhe një rekord kombëtar.