Trajneri i ri i kombëtares Christian Panucci e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën e tij në stolin e kuqezinjve.
Kombëtarja ka fituar sot me rezultatin e pastër 2-0. Golat janë shënuar në pjesën e dytë nga Odise Roshi dhe kapiteni Ansi Agolli. Një ndeshje pa histori ku kombëtarja jonë ka dominuar për të 90-të minutat e lojës. Me 3 pikët e grumbulluara nga djemtë në Elbasan Arena, Shqipëria është ngjitur në vendin e tretë, në kuotën e 12 pikëve. Një ogur i mirë për trajnerin e ri italian që bën të shpresojmë për vazhdimin pozitiv të aventurës së tij në krye të kuqezinjve.