INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fitorja e Trump, bursat shënojnë rënie, bie dollari

Fitorja e Trump, bursat shënojnë rënie, bie dollari

Publikuar më: 08:51 09-11-2016

Bursat shënuan rënie të forta, teksa Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Trump ka fituar në Florida dhe Ohaio, ndërsa Hillary Clinton nuk po ecën mirë në shtetet kyçe.

Dollari amerikan ra dhe bursat u tkurrën në tregjet që u hapën të parat të mërkurën, teksa investitorët po përballen me mundësinë reale të fitores shokuese nga republikani Donald Trump, I cili mund të ndryshojë rendin e politikave globale.

Aksionet europiane po shkojnë drejt rënies, duke humbur më shumë se 4%, teksa projeksionet e fundit tregojnë se gara është më e ashpër sesa mendohej, duke bërë që investitorët tu drejtohen aseteve të sigurta.

Obligacionet kombëtare, jeni japonez dhe ari u rritën, ndërsa peso meksikane shkoi drejt rënies së lirë në tregtimet kaotike.

Kontratat e të ardhmes në SHBA ranë me 5 për qind, më keq se tronditja që pasoi votimin britanik për të lënë në Bashkimin Evropian në qershor, që fshiu se triliona dollarë nga tregjet.

Investitorët frikësohen se një fitore e Trump mund të shkaktojë trazira globale ekonomike dhe të tregtisë dhe të sjellë vite të paparashikueshme përsa I përket politikave, dhe të dekurajojë Rezervën Federale nga rritja e normave të interesit në dhjetor siç pritej gjerësisht.monitor

Article Logic
Execution time: 0.0023200511932373