Festa në radhët e tifozëve të Zvicrës ka qenë e madhe këtë mbrëmje pas fitores 2-1 ndaj Serbisë.Por sigurisht festa ndie edhe tek shqiptarët duke mbështetur 4 lojtarët tanë, dy prej të cilëve i dhanë edhe fitoren Zvicrës me golat e tyre. Politika është bërë bashkë në urimet ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit teksa në rrjetet sociale kryeministri Rama dhe ish kryeministri Berisha kanë shpërndarë fotot e futbollistëve shqiptarë.
Edhe Presidenti Ilir Meta ka ka komentuar takimin e zhvilluar pak minuta më parë mes Serbisë dhe Zvicrës, ku protagonistët e fitores ishin dy shqiptarët, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
“Unë besoj që nëse Zvicra do të kishte kontrolluar më mirë qendrën e fushës në 10 min e para, do të ishte pse jo edhe për të fituar botërorin. Pjesa e dytë ishte sigurisht më emocionuese, sepse dy golat u shënuan nga dy fotbollistët më të preferuar shqiptarë, përveç shtyllës së Shaqirit.Unë u kënaqa, të gjithë u kënaqëm sikur të luante kombëtarja e Shqipërisë apo Kosovës dhe shqiponja fluturoi mbi stadiumin e Kalingradit”, është shprehur Meta pas përfundimit të takimit Serbi-Zvicër.