Në festë të madhe është gjetur Portugalia pas fitores së titullit të kampionit Evropian në futboll. Tifozët portugezë kanë dalur në rrugë e Lisbonës me fishekzjarre e mes entuziazmit për fitoren e mbrëmshme kundër Francës që i shpalli kampionë.
Festime ka patur gjithashtu në Paris, aty ku u luajt finalja e këtij Kampionati Europian, ndërsa të shumtë kanë qenë portugezët që kanë festuar në rrugët Londrës apo të kryeqyteteve të tjera europiane.
Flamujt valëviten gjithandej, bori makinash, brohorima dhe gjithcka tjeter për të festuar triumfin në Euro 2016.