I komentuar gjithmonë se rrethohet me femra seksi dhe të njohura për publikun, fituesi i ‘Big Brother’ flet hapur për lidhjen me Oriola Marashin dhe marrëdhënien me Armelën…
Bëhet fjalë për fituesin e edicionit të 6-të të BBA, Anaid Kaloti, i cili ishte i ftuar në “Pasdite në Top Channel”, ku foli hapur për lidhjen me Oriola Marashin dhe marredhenien me Armelen. Duke qënë se lidhja e tij me modelen e njohur është përfolur shumë ai u përgjigj kështu:
“Nuk dua ta komentoj këtë pjesë. Është e vërtetë, kemi dalë publikisht bashkë por nuk kemi pse të flasim më për njëri-tjetrin, për sa kohë që nuk jemi afër. Unë i uroj suksese, gjithë të mirat në jetë…”
Gjithashtu edhe për historinë që bëri shumë zhurmë me Armelën, Anaid ka treguar se ka një shoqëri shumë të mirë mes tyre por vetëm kaq./intv.al/