Një nga zërat me të veçantë mashkullor, fitues i “The Voice” Florent Abrashi erdhi këtë të shtunë në programin “Një kat më lart” me Ermal Peçi.
Mania për të pasur sa më shumë klikime, miliona, siç reklamojnë disa këngëtarë duket se nuk ka qenë larg vëmendjes së Florentit.
“Është e dhimbshme që gjithçka barazohet me klikime. Shumë blejnë klikime, edhe mua më kanë ofruar më i ble. Më kanë ofruar edhe të ble faqe Instagrami me shumë ndjekës” – tha Florenti. Po përse nuk bën edhe ai si shumë kolegë të tij? “Unë zgjodha të jem djalë i mirë, të çoj muzikën përpara”
Ndiqni të plotë bisedën e Florent Abrashi në “Një kat më lart”.