INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fjala 90 Minuta, Rama: Nga Kongresi dalim më të fortë

Fjala 90 Minuta, Rama: Nga Kongresi dalim më të fortë

Publikuar më: 18:48 19-03-2016

I janë dashur 90 minuta kohë Kryeministrit, njëherësh Kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, për të përcjellë qëndrimin e tij për shumë çështje aktuale, brenda apo jashtë partisë. Në një fjalë të gjatë, e nisur si fillim me gjendjen brenda partisë së drejtuar prej tij.

Edi Rama thotë se është i vetëdijshëm që shumë gjëra nuk shkojnë mirë dhe shumë të tjera janë të vështira, por u duk i vendosur për të zbatuar moton e qeverisjes së tij.

“Nga ky Kongres do të dalim më të fortë dhe të karikuar, më të motivuar për të çuar reformat në drejtimin e duhur”.

Përballë kishte foltores së tij, Rama kishte aleatin e tij Ilir Meta, i cili militoj për vite me radhë në Partinë Socialiste, për të cili drejtoj këtë mesazh.

“Dy pjesë e kësaj familjeje të ribashkuar nuk janë ende plotësisht të çliruara nga pesha e së kaluarës, por kam bindjen se pakrahasimisht më e madhe sesa barra e gabimeve të të shkuarës, është vlera e ribashkimit tonë që e ktheu Shqipërinë në drejtimin e duhur”.

Edi Rama zgjodhi Kongresin e Partisë për të shpallu axhendën e së majtës shqiptare.

 “Ju propozoj që ta quajmë provizorisht ‘Shqipëria Axhenda 2025’. Të përcaktojmë jo fitoren e radhës në zgjedhjet e radhës por fatin e Shqipërisë së gjeneratës tjetër dhe anëtare me të drejta të plota në familjen europiane. Ka kaq shumë gjëra për të bërë, por mos harroni kurrë, nuk bëhen po s’i bëri Partia Socialiste e Shqipërisë”.

Article Logic
Execution time: 0.0036201477050781