Kërkuesit e universitetit të Binghamtonit, në Nju Jork, kanë kryer një studim që mund të ndryshojë sistemet e sigurisë në të ardhmen.
Sipas shkencëtarëve, pasi shohim një objekt çfarëdo, truri i secilit prej nesh lëshon valë me frekuenca aq unike sa janë të pangatërrueshme me ato të dikujt tjetër. Ndryshe nga shenjat e gishtave dhe retina e syrit, valët e trurit nuk mund të kopjohen apo të merren nga keqdashës.
Për shkak se për të identifikuar frekuencat e trurit nevojiten pajisje të sofistikuara, studiuesit nuk presin që sistemi i tyre të përdoret së shpejti për masën, por shpresojnë ta ofrojnë shërbimin për objekte të sigurisë së veçantë.