INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fjalët e fundit në çadër, Basha: Të marshojmë drejt fitores

Fjalët e fundit në çadër, Basha: Të marshojmë drejt fitores

Publikuar më: 18:41 18-05-2017

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, po flet nga çadra e protestës, e cila ndodhet në ditën e 90 dhe të fundit të betejës. Opozita vendosi sot të futet në zgjedhje, të cilat u shtyn më 25 qershor.

Në lidhje me këtë, Basha zbuloi dhe rrugën që do të ndjekë opozita në vijim. Sipas tij, lëvizja që nisi më 18 shkurt nuk do të ulet, por do të marshojë në çdo vend të Shqipërisë.

“Ju ishit shpresa e çdo shqiptari dhe Shqipërisë. Sot ju jeni e ardhmja e Shqipërisë evropiane. Kjo lëvizje shembi sot muret e kështjellës së republikës së vjetër. 90 ditë më parë vendi ishte i pashpresë. 37 ditët e ardhshme kjo lëvizje nuk do të ulet, por do të marshojë në çdo vend të Shqipërisë. Kurrë më parë Evropa nuk ka njohur një bashkim të tillë zemrash e vullnetesh si kjo lëvizje e pamposhtur. Ndeshja fillon pas një jave dhe ne marshojmë drejt fitores”, tha Basha.

Në fjalën e tij të fundit, Basha tha se nga kjo marrëveshje fituam gjysmën e qeverisë. Ndërsa shtoi se republika e vjetër pranoi rrugën institucionale të asgjësimit të saj për t’i hapur rrugë ëndërrës së qytetarëve.

“Republika e vjetër ka pranuar rrugën institucionale të asgjësimit të saj për t’i hapur rrugë ëndrrës suaj. Kjo është domethënia e angazhimit për reformën kushtetuese. Beteja jonë rrëzoi gjysmën e qeverisë. Nuk bëjmë asnjë kompromis me të keqen. Ky shesh është e reja që do të zëvendësojë të vjetrën”, deklaroi Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0038228034973145