INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fjalët e para të Gramoz Ruçit  si Kryetar i Kuvendit

Fjalët e para të Gramoz Ruçit si Kryetar i Kuvendit

Publikuar më: 19:03 09-09-2017

Menjëherë pasi mori drejtimin e  Kryetarit të  Kuvendit me 80 vota pro, Gramoz Ruçi ka mbajtur fjalimin para deputetëve.

Duke i falënderuar këta të fundit për besimin, ai garantoi në zbatimin e Kushtetutës si dhe kërkoi bashëpunim me opizitën për një bashkëqeverisje  më të mirë.

                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                            

“Mirënjohje të thellë për besimin që më dhatë duke më zgjedhur kryetar të Kuvendit. Do të jem garant i zbatimit të kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i zbatimit të rregullores së Kuvendit dhe kurdoherë në shërbim të qytetarëve. Për qytetarët Kushtetuta është themel i të drejtave kurse për ne ligjvënësit është themeli i detyrimeve në shërbim të të gjithë qytetarëve, në mbështetje të opozitës Jam i vetëdijshëm se drejtimi i legjislativit është detyrë supreme sepse Kuvendi është i vetmi institucion pluralist.

Vullneti i popullit ja delegoi qeverisjen një partie të vetme, përgjegjësia jonë do ua kthejë këtë pushtet qytetarëve nëpërmjet ligjeve e reformave që do të hartojë ky parlament.

Ku kuvend është rezultat i vendimit qytetar por nisur nga bindjet dhe morali im politik do t’i bëja thirrje shumicës se fitorja nuk është gjithçka. Misioni ynë ka qenë dhe është t’u shërbejmë pa përjashtim qytetarëve. Nga ana tjetër u bëj thirrje opozitareve që t’i bashkohen këtij tempulli. Opozita nuk i shërben shumicës dhe qeverisë, por qytetarëve. Ata presin nga të dyja opozitat që të kontrollojë qeverinë”, deklaroi Ruçi.

Article Logic
Execution time: 0.0023429393768311