INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fjalët e Xhensilës për Besin janë padyshim më të ndjerat

Fjalët e Xhensilës për Besin janë padyshim më të ndjerat

Publikuar më: 20:32 19-07-2022

Xhensila Myrtezaj ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në "A Live Night" ku tregoi të pathëna nga jeta personale. Ajo u ndal te lidhja e saj me Bes Kallakun, teksa tha se aktori është një njeri shumë zemërgjerë.

Këngëtarja shtoi se i shoqi ka një zemër e shpirt aq të bukur, sa do të bëhej copash për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

“Zemërgjerësia e Besit, absolutisht që më ka përfshirë edhe mua brenda. Unë i them Besit jithmonë e ke zemrën aq të madhe, sapo u futa ndonjëherë aty do humbas. Besi ka një shpirt shumë të bukur. Nëse ka një gjë që e reflekton deri te drita e syrit, është zemra e tij e pastër, e bardhë, dëshira për të ndihmuar të tjerët, pa marrë parasysh nëse ata të tjerët do jenë mirënjohës apo jo. Ka një dëshirë për të ndihmuar, por e them shqip fare, ai bëhet copash për të tjerët, për këdo që kërkon ndihmë, ai ndan thërrimet. Unë jam rritur me Besin dhe kemi marrë shumë nga njëri-tjetrin, por realisht jam shumë larg në atë që Besi ka vërtet në zemër dhe në atë shpirtin e tij të bukur”, u shpreh Xhensila.

 

Article Logic
Execution time: 0.0020380020141602