INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fjalët që Rama i thotë një socialisteje

Fjalët që Rama i thotë një socialisteje

Publikuar më: 16:45 09-11-2018
Kryeministri Edi Rama në takim e anëtarësimeve të reja në Sarandë nuk i ka kursyer fjalët për një zonjë që deklaroi se kishte votuar gjithmonë për Partinë Socialiste. Zonja kishte problem me regjistrimin e pronës së saj që autoritet përkatëse në Sarandë nuk ia regjistronin se banesën e kishte në një zonë të mbrojtur. Ajo kërkoi që Rama të ndërhynte dhe ajo të pajisej me dokumentet. Por më shumë se zgjidhje Rama i ofroi një “arsenalë” vlerësimesh. Edhe në këtë takim kryeministri i dha prioritet grave, duke iu drejtuar një zotërie me fjalët: “Ti ke mjekër por gratë janë më të rëndësishme se ty”.
 
Dialogu
Zonja: Nuk më është dhënë e drejta të kem shtëpinë me dokumente, Hipoteka edhe ALUIZNI po më shkelin me këmbë. Partia ime më ka shkelur me këmbë.
Rama: E ke banesën në zonë të mbojtur? Se ti ke lindur socialiste, ti çdo gjë. Ato që kanë lindur demokrate nuk dinë asnjë. E ke afër Butrintit, në zonën e mbrojtur shtëpinë?
Zonja: Më parë nuk më thonin që e kam në zonë të mbrojtur, tani më thonë që e kam në zonë të mbrojtur.
Rama: O të marrsha të keqen ty…
Zonja: Unë prandaj kam ardhur këtu, kam nevojë për ty.
Rama: Ajo është zonë e mbrojtur dhe aty ka një problem. Ty nuk të ka rënë në qaf njeri, nuk ka mundësi të të bëj njeri gjë. Ne tani në atë zonë përpiqemi ta heqim nga zona e mbrojtur, ta çliromë dhe pastaj ti dhe partia do të jeni në harmoni. 
Zonja: Unë kam shtëpinë në lagjen 3 ku të gjithë kanë marrë çertifikatat.
Rama: Mirë xhan, do të shikojmë.
 
Article Logic
Execution time: 0.0030241012573242