Sërish i ashpër Papa Françesku në lidhje me abortin dhe me një apel të qartë.
Së fundmi Ati i Shenjtë e ka krahasuar abortin sikurse të punësosh një vrasës.
“Të vrasësh një njeri a është korrekte për të zgjidhur një problem. Çfarë mendoni” iu drejtua Papa publikut që po e dëgjonte në Vatikan.
“A është kjo e drejtë? Të punësosh një vrasës a është mënyra korrekte dhe e duhur për të zgjidhur një problem? Ne nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë, të vrasësh një qënie njerëzore sado e vogël të jetë nuk është rruga e duhur për të zgjidhur një problem, është sikurse të punësosh një vrasës për ta zgjidhur atë” shtoi Ati i Shenjtë..
“Si mundet që një akt që ndalon një jetë të pafajshme të jetë civil, terapeutikë dhe human” pyet Papa.
Sipas tij edhe një fëmijë i sëmurë është një dhuratë e Zotit. Ai iu drejtua turmës duke thënë “Mos Vrisni. Jeta Vulnerable na tregon rrugëdaljen, mënyrën për të shpëtuar veten nga një ekzistencë e tërhequr në vetvete dhe të zbulojmë gëzimin e dashurisë ".