INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fjalimi i Arben Ahmetaj dje në Parlamentin Shqiptar. Flasin ekspertët, emërim i gabuar [VIDEO]

Fjalimi i Arben Ahmetaj dje në Parlamentin Shqiptar. Flasin ekspertët, emërim i gabuar [VIDEO]

Publikuar më: 17:22 07-09-2018

Arben Ahmetaj, 06 shtator 2018:’’ E bëjnë konçesionin si një kafshë e egër e shëmtuar mitike, që ha para dhe njerëz. Jo! Ta shikojmë në sy të vërtetën! Do vazhdojmë të bëjmë pipipi në shërbim të qytetarëve, por shërbime ndaj qytetarët.’’


Mënyra e komunikimit e ministrit të Finacave ditën e djeshme në parlament nuk është mirëpritur nga ekspertët e ekonomisë, të cilët hedhin dyshime mbi emërimin e Ahmetaj në krye të finacave shqiptare.
Hekuran Vladi: Në qeverinë e Edi Ramës është vështirë të gjesh njerëz të kualifikuar. Një nga gjërat më të gabuara janë shkakarkimet dhe emërimet. Të shkarkosh Shkëlqim Canin dhe të marrësh Arben Ahmetaj që s’ka as 10% kredidenciale të tij’’

Konçensionet me parteritet publik- privat kanë qënë dhe tema më e nxehtë mes shumicës dhe opozitës. Por, edhe ekspertët kanë ngritur akuzat për abuzime.


Arben Ahmetaj, 06 shtator 2018: Check-upi check-upi, check-upi check-upi, check-upi! Po check-upi. Po mo po, check-upi.


Sherefedin Shehu:’’ Kemi të bëjmë me kontrata shërbimi si check up afatgjata me një proces jo transparent, madje ato do të konsumojnë buxhetin e 10 viteve të ardhshme.’’
Vladi: ‘’Këto janë dosje të gatshme për prokurorinë’’


Reagimet e ekspertëve të ekonomisë kanë ardhur pas mbrojtjes së aktit normativ nga ministri Ahmetaj ditën e djeshme në parlament, e cila sipas tyre bëhet për efekt elektoral.
Shehu: ‘’Shitet si mekanizëm i një pakete solidariteti, por bëhet për efekt elektoral’’
Vladi: ‘’Arsyeja pse u korrigjua Akti Normativ sipas tyre ishte mungesa e 4 mld lekëve, të cilat ka gjasa në fund të behen 10mld.’’

 

Article Logic
Execution time: 0.0034420490264893