INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fjalimi i parë i Ilir Metës si president i Republikës së Shqipërisë

Fjalimi i parë i Ilir Metës si president i Republikës së Shqipërisë

Publikuar më: 17:41 28-04-2017

Ilir Meta mban fjalimin e parë si president:

Faleminderit gjithë kolegëve dhe kolegeve që votuan pro por edhe atyre që votuan kundër.

Dua të falenderoj në mënyrë të veçantë kolegëve që mungojnë këtu, pasi me mungesën e prezencës së tyre ata më kanë nxitur kandidimin dhe këtë përgjegjësi të rëndësishme.

Mesa i kam dëgjuar këshillat e zotit Dokle, kam patur sukses.

Çdo politikan është mes dy raporteve të pushtetit dhe demokracisë. Unë kam zgjedhur dhe do zgjedh gjithmonë demokracinë.

Hysi përmendi që unë kam lindur në Çepan të Skraparit. Një fshat malor dhe ndër më të thellët në Shqipëri.

Kur unë kam qenë student ëndrra më e madhe ka qenë që të bëhesha pedagog. Profesor Angjeli e di shumë mirë, sepse ishte shumë e vështirë të bëheshe deputet, aq më tepër të bëheshe president.

Unë kam kapur këtë mundësi falë demokracisë. Mundësi që të jep demokracia, jo vetëm mua por të gjithëve.

Të realizojmë zgjedhje të standarteve më të larta gjithëpërfshirëse, me qëllim që të forcojmë legjitimitetin e të gjithë institucioneve tona dhe të krijojmë më shumë shanse për të rinjtë dhe të rejat.

Uën do bëj çdo gjë për të justifikuar këtë besim që më dhatë sot, jo vetëm përpara jush por përpara të gjithë qytetarëve shqiptarë, përpara Kushtetutës, dhe interesave të vendit.

Do t’u lutesha të gjithëve që janë këtu por edhe mungojnë, të përpiqemi në këto orë, në këto ditë t’i japim mundësi çdo shqiptari për zgjedhjet e ndershme dhe të lira që meriton.

Në 21 korrik, kur ishin shuar shpresat për reformën kushtetuese në drejtësi, kam qenë shumë i shqetësuar që Shqipëria të mos bëhet Maqedoni.

Dje ne kemi parë ngjarje tronditëse në Kuvendin e Maqedonisë, të cilat vijnë për shkak të një kokëfortësie të papranueshme, ndaj dua t’u apelojë të gjithëve të bëjnë çdo gjë për të kaluar këtë.

E vërteta është mjaft e qartë dhe kokëfortë për të gjithë ne që kemi bërë përpjekje për të evituar këtë ngërç, dhe kur të gjithë e dinë që disponimi nga ana e jonë ka qenë që dhe posti i Presidentit, të investohej për një konsensus sa më të gjerë për të përmirësuar klimën e besimit në vend. Megjithatë janë disa afate dhe në demokraci unë mendoj që të gjithë jo vetëm duhet të presim por edhe të japim, të investojmë.

Shpresoj që Shqipëria të jetë shumë më e qetë se sot, në 24 korrik kur betohet presidenti që keni zgjedhur sot.

Ju falenderoj shumë për besimin tuaj, për pjesëmarrjen tuaj. Më dhatë mua këtë mundësi dhe unë do bëj gjithçka që të justifikoj besimin tuaj.

Article Logic
Execution time: 0.0037620067596436