INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fjalimi i Ramës në OKB, reagon Petrit Vasili: Përbuzi shqiptarët nga Amerika

Fjalimi i Ramës në OKB, reagon Petrit Vasili: Përbuzi shqiptarët nga Amerika

Publikuar më: 18:43 22-09-2017

Pas intervistës së kryeministrit Rama në Ëashington për VOA, nuk ka vonuar edhe reagimi i kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili. Duke folur për Shkozën, Rama u shpresh se: "Shkoza nuk përfaqëson asgjë dhe nuk meriton koment deri në Ëashington. Megjithatë kush ka ndërtuar pa leje nuk duhet të përkëdhelet dhe të shpërblehet. Por duhet të pranojë edhe mundësinë e qerasë për një vit.”.

Por kjo nuk i ka pëlqyer aspak Vasilit i cili me anë të një statusi në Facebook u shpreh se në këtë fjalim, kryeministri ka perbuzur shqiptaret.

Ja statusi i tij:

Kryeministri përbuz shqiptarët nga Amerika

Kryeministri Edi Rama ka folur për rastin e Shkozës gjatë një interviste në Zërin e Amerikës, këtë të premte.

“Shkoza s’përfaqëson asgjë dhe s’meriton besoj koment deri në Uashington dhe Nju Jork”.

Këto tha ky kryeministër i egër me qytetarët dhe superficial e i paditur si në çdo gjë që bën e thotë.

Për Kryeministrin, që llomotit nga Uashingtoni, shqiptarët duken hiçgjë, të vegjël dhe të parëndësishëm, pasi ky e ndjen veten të rëndësishëm dhe është shumë i lumtur me vanitetin e tij social dhe politik, pasi gëzon i shkreti që ndodhet atje.

Reagimet demode të shkollëpakut, që vijnë erë kutërbuese provincializme, humnere idesh dhe gëzimi qesharak si ai i shqiptarëve kur dilnin jashtë shtetit para viteve 90′, fjalët që thotë janë një komedi e zezë.

Ndaj, qytetarët janë të fundit për të, ndaj familjet e Shkozës që përballen sot me një hall e dhimbje të rëndë janë asgje përpara tij, ndaj dhe qëndrimi i tij është i egër e pa mëshirë edhe për femijët e Shkozës, që s’dinë se ku do të mësojnë dhe prindërit e tyre, që ndodhen përpara shkatërrimit pa kthim të djersës, gjakut dhe mundit shumëvjeçar.

Article Logic
Execution time: 0.0037689208984375