INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fjalimi 'pasionant' i Macron: Rrezikojmë luftë civile, nuk dua që Ballkani…

Fjalimi 'pasionant' i Macron: Rrezikojmë luftë civile, nuk dua që Ballkani…

Publikuar më: 14:34 17-04-2018

Ndërsa Shqipëria sot priste raportin e Komisionit lidhur me hapjen e negociatave me Be-në, ajo cka tërhoqi vëmndjen në parlamentin europian në Strasburg ishte fjalimi i presidentit frances Emmanule Macron i cili paraljmëron një luftë civile nëse Europa nuk qëndron e bashkuar.

Ndërsa Kreu i Komisionit Europian Juncker duke mbështetur fjalimin pasionat të Macron bëri thirrje që Europa të jetë më e hapur. E ndër të tjera duke u ndalur tek zgjerimi dhe tek komenti i Juncker presidnti macron shtoi se nuk dëshiron që Ballkani të kthehet drejt Turqisë dhe Rusië dhe se ende nuk është koha e Ballkanit derisa blloku ti jetë nënshtruar reformave gjithëpërfshirëse.Sipas tij duhet të anashkalohen ndjenjat nacionaliste.

‘Nuk mund të shtiremi se po jetojmë ditë normale, ka shumë dyshime se në dia vende europiane duket se do të nis një luftë civile. Cdo dite e më shumë po dalin në pah ndjenjat egosite të nacionalizmit. Duhet të dëgjojmë popullin e Europës i cili nuk ka nevojë për demogogji por për projekte konkrete’u u shpreh Macron.

Në daljen e tij të parë shefi i Elysee u shpreh se përballë autoritarizmit që na rrethon përgjigja e duhur nuk është demokracia autoritare por autoriteti i demokracisë. Dhe duke u ndalur tek kriza e emmigrantëve

Macron shtoi se duhet të krijohet një program për të financuar ato komunitetet të cilët mirëpresin emigrantë .

Fjalimi i shefit të Elysees u komentua nga kreu i Komisionit Europian Jean Claude Juncker i cili mbështeti deklaratën e Macron por duke kërkuar që BE të jetë më e hapur. Kujtojmë se Franca është një nga vendet më skeptike për hapjen e dyerve të Bashkimit Europian. Parisi është në mesin e atyre vendeve të BE-së, që nuk duan të lidhen me afate kohore sa i përket zgjerimit të bllokut.

‘Jam totalisht dakort me Macron. Europa nuk duhet të mbyllet por duhet të qëndrojë e hapur. Mendoj se kontinenti ynë nuk mbështet ndasitë , ne duam të qëndrojmë të bashkuar. por duhet të kujtojmë se Europa nuk është vetëm Francë dhe Gjermani, duhet të jemi më të hapur me shtetet e tjera;

Ndërsa në një intervistë për Reuters Juncker u shpreh se BE duhet të pranojë anëtarë të rinj nga Ballkani perëndimor në mënyrë që në rajon të shmanget zhvillimi i ndonjë lufte.

Article Logic
Execution time: 0.0035059452056885