Ky është fjalimi frymëzues i Ben Blushit, i cili nuk u publiku asnjëherë në mediet shqiptare.
Ben Blushi flet për të ardhmen e vendit , dhe nuk fajson vetëm politikanët po fajson edhe njerëzit, flet lidhur më mënyrën sesi shqiptarët, kudo që ndodhen, të konceptojnë një të ardhme të bazuar mbi zhvillimin e qëndrueshëm.
Ky fjalim u mbajt ne forumin TedxAUK(Universiteti Amerikan i Kosoës), i cili është pjesë i forumit Tedx.
Ben Blushi flet pqe shumë gjëra, jep idetë e tij eshe si shkrimtar edhe si politikan, por është shumë e vështirë që në këtë botë paradoksale të japësh mendime të sakta. Dhe kjo ndoshta nga përqasja progresiste e intelektualit Blushi për rikonceptimin e mënyrës së të menduarit që shqiptarët duhet të përqafojnë. Partitë e vjetra nuk mund të lejojnë ide të tilla…
“Besoj se secili prej nesh, secili prej jush lëviz midis pamundësisë për të ndryshuar të sotmen dhe mundësisë për të imagjinuar të nesërmen. Dhe ky është thelbi i qenies sonë. Ne mendojmë sot, për të jetuar nesër. Ne dyshojmë sot, për të siguruar nesër. Ne përpiqemi sot, për të fituar nesër. Ne duhet të guxojmë sot, për të ndryshuar nesër. Dhe për ta mbyllur me veten time dua t’i kthej përgjigje dilemës që parashtrova: Kur kam pasur unë mundësi të ndryshoj kahjen time? Vetëm ditën që kuptova se kam fuqi për të imagjinuar. Prandaj ju them të gjithëve, që e vetmja mundësi për të ndryshuar kahjen, është të imagjinoni të nesërmen. Kushdo që fiton aftësinë për të imagjinuar, apo për të ëndërruar, i bën shoqërisë sonë shërbimin më të madh që mund t’i bëjë! Se duke ëndërruar, çfarë ke bërë? Ke eliminuar një pesimist. Dhe kjo është ajo që unë bëj përditë. Përpiqem çdo ditë të jem një pesimist më pak!”, theksoi ndër të tjera intelektuali Ben Blushi gjatë fjalimit të tij të quajtur “Perceptimi i së ardhmes”, shkruan bold news.