INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fjalitë që duhet t’ia thoni partnerit sa më shpesh. Zbuloni çfarë do t’iu ndodhë!

Fjalitë që duhet t’ia thoni partnerit sa më shpesh. Zbuloni çfarë do t’iu ndodhë!

Publikuar më: 19:30 25-06-2017
Në një lidhje partnerit duhet t’i thuash disa shprehje të cilat do e bëjnë lidhjen tuaj edhe më të bukur.
T’i  thuash “ të dua” nuk mjafton për ta bërë dashurinë të zgjasë, prandaj ekspertët  sugjerojnë disa shprehje të tjera të cilat ndikojnë në jetëgjatësinë e lidhjes suaj.
 
1.Faleminderit
Eksperti  i lidhjeve Toni Coleman, ka thënë se mirënjohja është diçka që të gjithë partnerët do e dëshironin.  Duke falenderuar  ju do tregoni  rëndësinë që ka në jetën tuaj.
2. E vlerësoj çfarë po bën për ne
Të vësh në pah atë çka bën partneri juaj për lidhjen, do e shtojë më shumë  rëndësinë që ka ndaj jush. Kjo do e ndihmojë lidhjen të qëndrojë e fortë dhe larg problemeve.
3. Je i mirë në mënyrën tënde
Në këtë mënyrë ju nuk i vendosni kushte lidhjes suaj, sepse e pranoni ashtu si është, pra vetvetja. Duke i dhënë këtë lloj besimi, sipas intv.al partneri do jetë gjithmonë në krahun tuaj.
4. Më interesojnë ndjenjat dhe mendimet e tua
Coleman ka thënë se është thelbësore që njerëzit të dëgjojnë  partnerin dhe gjërat që dëshiron t’iu shprehë. Të jesh një dëgjues i mirë në një lidhje është çelësi kryesor për një marrëdhënie të shëndoshë.
5. Merr  kohën tënde
Secili prej nesh dëshiron të ketë kohën e duhur për të vendosur diçka. Nuk duhet t’i ushtroni presion, sepse kjo do çojë në një lidhje pa mirëkuptim. Asgjë nuk bëhët me imponim, prandaj  lërini kohën e mjaftueshme!
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0038738250732422