INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Fjalori ordiner në kuvend kalon çdo kufi [VIDEO]

Publikuar më: 12:51 20-10-2016

Deputeti demokrat Flamur Noka dhe kryeministri Rama kanë shkëmbyer me një gjuhë të ashpër fjalë aspak etike. Ishte Rama që e nisi duke i thënë leri universitete po tundu mbi kanabis dhe hani përshesh. Po Noka i tha që kryeministrit përsheshi i kujtohet që nga koha që hante në kazanët e Parisit. E më pas Flamur Noka vijoi duke denoncuar rastin e disa vajzave në një fshat të Krujës të cilat shkuan me urgjencë në spital, që sipas tij, vajzat kishin simptomat e përdorimit të hashashit. E pas kësaj tha fjalët e rënda.
“Jepini një rrotë sallami këtij që t’i mbyllet goja”, tha Noka për Ramën.
Rama e çoi dhe më tej ligjëratën banale: "Po e marr nga mbrapa... Nga Flamuri. Po i bie nga mbrapa nga Flamuri."

Article Logic
Execution time: 0.0036261081695557