Një vajzë e re ka kryer marrëdhënie seksuale me 100 meshkuj deri në moshën 16-vjecare, tha një anëtar jurie në një gjyq për abuzimin seksual të fëmijëve.
Vajza, e cila nuk i bëhet i ditur identiteti për arsye ligjore, ka thënë se abuzimin ajo e filloi kur ishte vetëm 13 vjeç. Ajo dha një intervistë për të dëshmuar në gjyqin e tetë burrave aziatike të akuzuar për abuzimin e pesë vajzave gjatë viteve 1998-2003.
Ata i jepnin numrin e saj burrave, të cilët e kërkonin dhe e takonin vetëm për të fjetur me të.
" Mund të them se deri në moshën 16 vjecare kam fjetuar me 100 meshkuj aziatikë, disa prej të cilëve nuk i kam parë më kurrë. Ata që vijnë e të përdorin vetëm një herë janë të vështirë për tu mbajtur mend. Sapo fillon ti njohësh, numri yt kalon tek dikush tjetër. Në atë kohë nuk e dija se cfarë po kaloja se isha vetëm 13 vjece, por tani e di", tha ajo.
Meshkujt që u dënuan janë Tanëeer Ali dhe Mohammed Imran Ali Akhtar, të dy 37 vjec. Në periudhën që kanë abuzuar me vajzat kanë qenë 17 - 20 vjeç.