Përpara pak kohësh Fjolla Morina ka zbuluar se shumë shpejt do të vinte në një bashkëpunim për herë të parë me Ingrit Gjonin. Të dyja këngëtaret i përkasin pothuajse të njëjtit stil mzuikor dhe është e sigurt se përputhja e tyre do të jetë perfekte.
Madje duket se të dyja kanë investuar shumë që videoklipi të jetë i realizuar në detaje. ‘Prive’ ka zbuluar se videoklipi i tyre kap shifrën prej 20.000 eurosh, shumë e cila do të ndahet mes dy këngëtareve.
Në qendër të këngës do të jetë një histori dashurie, ndërsa videoklipi do të jetë i frymëzuar nga një nga femrat më të njohura dhe diskutuara në botë, Kim Kardashian.