Kishit menduar se Fjolla Morina është një femër super seksi por pa të dashur?
Epo ja që mendimet ndonjëherë nuk janë dhe aq të thjeshta dhe nuk përbën më habi fakti që Vip-at shpesh bëjnë postime provokuese që fansat të zhyten në dilema.
Dyshime ka ngritur postimi i fundit i Fjollës në Snapchat ku këngëtarja shfaqet e ulur në një makinë luksoze dhe shofer është një djalë të cilit këngëtarja është kujdesur t’ja fshehë identitetin duke i vendosur një emoji zemre në pjesën e kokës.
Të jetë një i dashur i ri apo thjesht është një mik i mirë i këngëtares, e cila ka vendosur ta mbajë sekret në këtë formë për të ngjallur pak dyshime në fansa?
Vlerësojeni si të doni, koha do të na i tregojë të vërtetat.