Pas një kohe të gjatë, këngëtarja Fjolla Morina është rikthyer me një projekt të ri muzikor. Fjolla ka publikuar ditën e sotme këngën me titullin “Fustani” në bashkëpunim me Manin, këngë kjo që është shoqëruar edhe me videoklip.
Në klip ajo shfaqet duke bërë levizje provokuese e mund të themi se klipi përmban shumë skena të nxehta. Kjo nuk u ka pëlqyer aspak fansave të cilët e kanë cilësuar si +18 dhe këtë mund ta shihni në komentet që ata i kanë shkruar në YouTube.