Këngëtarja e njohur Fjolla Morina ka nisur punën për projektin e ri.
Fjolla është parë sërish në studion e Bini Nebihut, producentit të kompanisë Diez Music me të cilin ka bashkëpunuar së fundmi në këngën me Manin.
Ishte vetë këngëtarja që bëri të ditur lajmin me anë të një postimi në instastory. Ajo postoi një foto duke na treguar se diçka e re po vjen së shpejti, por duke mos dhënë detaje më të hollësishme.
Tashmë na mbetet të presim nëse këngëtarja ka në plan ta përmbyll këtë vit me një këngë të re.