Kohët e fundit Fjoralba Ponari është treguar tepër e hapur për lidhjen e saj me Françeskon. Nëse dikur e mbante larg vëmendjes së publikut, tanimë moderatorja bukuroshe ndan herë pas herë foto me të në rrjete sociale. Sot, ylli i ekranit na ka lënë të gjithëve pa fjalë me postimin në InstaStory. Ajo ka ndarë imazhin e një çifti identik me të dhe Francin, përballë një fotografie të tyre. Duhet theksuar se ngjashmëria është e frikshme. Por mesa duket Fjoralbës ia kanë dërguar në mesazhe sozinë e saj dhe të të dashurit, pasi ajo nuk ia di emrat personazheve në foto.
“Na ndihmoni t’i gjejmë kush janë. Për kuriozitet tani më shumë”, shkruan prezantuesja e “Portokalli” në postim teksa ka kërkuar ndihmë te ndjekësit e saj në Instagram.