Një nga çiftet e “Big Brother 9” ishin edhe Olsi me Fjorentinën.
Edhe pas përfundimit të reality show-t ata të dy vazhdojnë të jenë në qendër të vëmëndjes për shkak të ndarjes. Megjithëse në fillim u duk sikur grimierja nga Tirana po e përjetonte keq ndarjen, ajo ka nisur tashmë një jetë të re duke filluar që nga puna si grimiere në Top Channel. Mbrëmjen e kaluar Firoentina është argëtuar në club teksa ka qenë e shoqëruar me aktorët e “Portokalli” në festën që ky televizion kishte organizuar në kujtim të ditëlindjes së pronarit të ndjerë të Top medias, Dritan Hoxha. Ajo që ka rënë në sy ka qenë afrimiteti i Fjorentinës me partnerin e saj në kërcim, aktorin që luan rolin e “Kimikatit” në Portokalli, Olsi Bylyku. Të lindë më shumë sesa miqësi mes tyre? Mbetet për tu parë.