INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fjorentina nuk duron më, shihni çfarë thotë për tradhëtinë e Olsit! [FOTO]

Fjorentina nuk duron më, shihni çfarë thotë për tradhëtinë e Olsit! [FOTO]

Publikuar më: 12:37 20-11-2017

I shkuan shumë afër fitores, por nuk ia dolën. Bëhet fjalë për Olsin dhe Fjorentinën, një nga çiftet më të komentuar të Big Brother, të cilët dashurinë e tyre e filluan edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por nuk zgjati shumë. Pas ndarjes, ajo është shprehur se me Olsin tani janë miq, por jo rrallë herë kemi parë ngacmime e thumba në rrjetet sociale të tyre.
Në emisionin “Shiko kush luan”, Olsi ka bërë një deklaratë të fortë para dy javësh dhe siç duket nuk i ka pëlqyer aspak. Pyetjes së Luanës se sa herë e ka tradhëtuar Fjorentinën, Olsi iu përgjigj: Vetëm 1 herë, por ma ka falur”.
“E kryqëzuar” nga komentet e fansave të shumtë, Fjorentina i ka sqaruar njëherë e mirë të gjithë. Me anë të një postimi në Instagram ajo shkruan se nuk është në dijeni të ndonjë tradhëtie dhe nëse do ishte, s’do e falte nëj të tillë.
Ja postimi:

fjor.png

Article Logic
Execution time: 0.0023460388183594