INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flake cecularin, përdor trurin (UMBERTO ECO)

Flake cecularin, përdor trurin (UMBERTO ECO)

Publikuar më: 11:10 30-12-2015

Përdorimi I celularëve duket se ka zënë vendin e memories njerzore. Të paktën kështu e shpjegon Umberto Eco përdorimin papushim të teknologjisë. Në një shkrim që mban titullin “Ma hiq qafe atë cellular”, Eco sjell eksperiencën e tij jetësore se si përdorimi I aparatit fotografik i “fiku” memorien gjatë udhëtimet e tij. Ndaj  që në vitin 1960, kur Eco vizitoj Francën, ka vendosur të flakë aparatin fotografik.

Eco shkruan:  Në disa raste kam rrëfyer se çmë  ndodhi në Francë në 1960-n, kur pasi fotografova si i marrë një mori katedralesh, hoqa dorë përfundimisht nga bërja e fotografive. Sepse kur u ktheva në shtëpi nuk rikujtoja dot çfarë kisha parë, ndërsa nga udhëtimi më mbetën si kujtim vetëm disa foto pa vlerë. Prandaj e flaka aparatin dhe gjatë udhëtimeve të mëvonshme, atë që shihja mundohesha vetëm ta regjistroja në mëndje. Si kujtim për më vonë, më shumë për të tjerët se sa për vetë, blija kartolina shumë të mira”.

Ndërsa sot, kur telefonat smart janë në dorë të çdo njeriu madje edhe të fëmijëve, Eco ka një shqetësim të madh:

“Nuk  e di nëse djelmoshat e sotëm e kanë ende këtë mundësi për t’u ndjerë të rritur. Sot, kjo racë të rriturish ka humbur përgjithmonë, ngaqë fëmijët gjithë ditën e ditës i mbajnë sytë ngulur te televonat celular”.

Article Logic
Execution time: 0.0035290718078613