Banorët e Unazës së Re nuk ndalen. Ata sërish kanë dalë në protestë dhe kanë bllokuar rrugën.
Pasditen e sotme, qytetarët e kësaj zone kanë djegur goma makinash, duke bllokuar kështu qarkullimin e automjeteve. Në protestë janë edhe përfaqësues të Partisë Demokratike.
Prej 20 minutash kanë bllokuar Unazën nga të dyja krahët duke mos lejuar makinat të qarkullojnë.
Protestuesit kërkojnë sërish takim me zyrtarë të qeverisë dhe bashkisë. “Nuk jemi shpellarë, jemi qytetarë”, kanë deklaruar ata.
Me dhjetëra automjete kalojnë trafik ndarëvese nga krahu tjetër ose kthehen pas, për të shmangur ngecjen në trafik.