Një shtëpi është përfshirë nga flakët duke rrezikuar dhe një kopësht fëmijësh që ndodhet shumë pranë. Ngjarja ka ndodhur në Belsh të Elbasanit. Banesa thuajse është shkrumbuar plotësisht, pasi në Belsh nuk ka stacion zjarrfiksesh. Automietet e zjarrfikëseve erdhën nga Elbasani dhe gjithësesi ato kanë mundur të shuajnë flakët në kohë për fat të mirë pa u prekur kopshti. Polica nuk raporton dëme në njerëz.