Prej muajsh Australia është e pushtuar nga flakët dhe situata duket se nuk ka ndërmend të normalizohet.
Së fundmi një zjarr masiv i cili ka dalë jashtë kontrollit në një të pestën e territorit të kryeqytetit Australian, ka shkatërruar 20 shtëpi dhe po kërcënon shumë jetë njerëzish.
Zjarri i frikshëm ka djegur më shumë se 52,000 hektarë deri më tani dhe tymi i madh po e bën të vështirë për aeroplanët që të fluturojnë nëpër zona të caktuara.
Autoritetet vendase u kanë bërë thirrje banorëve të largohen nga banesat dhe të gjejnë strehime alternativë.
Temperaturat e larta dhe moti i thatë favorizojnë përhapjen e flakëve.
Temperaturat në Australi kanë shkuar deri në 49 gradë.