Flamurtari afron Haxhi Nezirajn, ish-lojtarin e Shpresave kuqezi, i lindur në Zvicër dhe i formuar te klubi i Luzernës. 23-vjeçari luan si mesfushor me tipare sulmuese dhe dje i është bashkuar skuadrës vlonjate në Antalia. Haxhi Neziraj do të vëzhgohet nga trajneri Mezani para se të firmosë kontratën, pasi prej disa muajsh ka qenë pa skuadër dhe më parë duhet parë se në çfarë forme është. Mesfushori kosovar, përveç se me Luzernën ku ka luajtur përkrah Jahmir Hykës, është aktivizuar edhe me ekipe si Vohlen dhe Shafhausen në Zvicër. Por dëmtimi i fundit që pësoi në sezonin 2015-2016 bëri që Neziraj të qëndronte disa muaj larg fushave. Tani është rikthyer dhe është gati të vihet në urdhrat e trajnerit Mezani. Nëse do të jetë në formën e dikurshme, Flamurtari ka bërë një super-përforcim!
haxhi