INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flamurtari gabon në “shtëpi”, Skënderbeu  si ndahet titullit

Flamurtari gabon në “shtëpi”, Skënderbeu si ndahet titullit

Publikuar më: 08:54 11-04-2017

Skënderbeu ka marrë një fitore me vlerë në Vlorë, përballë një Flamurtari në emergjencë për pikë. Një gol i Latifit, ashtu si një vit më parë, i ka dhënë fitoren korçarëve, duke i pozicionuar 5 pikë larg Partizanit që kryesojnë kampionatin shqiptar të futbolli. Më këtë humbje, Flamurtari e sheh veten më një këmbë në kategorinë e dytë.

Skënderbeu nuk dorëzohet në garën për titullin. Korcarët fituan për herë të parë në Vlorë, që pas marrjes së titullit kampion një vit më parë në maj, me Liridon Latifin sërish protagonist, me një gol në fillimin e pjesës së dytë ashtu si një vit më parë, si për të treguar se Kampionët nuk e dorëzojnë aq lehtë trofeun. Këtë herë përballë ishte një Flamurtar në nevojë për pikë, shumë luftarak por dhe jo i qetë përpara portës, qetësi që e kishte Skënderbeu për të marrë 3 pikët në ndryshim nga vlonjatët, që tashmë e shohin veten vërtetë me një këmbë një kategori më poshtë.
Flamurtari, në fakt luajti me shumë dëshirë por pagoi gabimet e mëdha përpara porte në pjesën e parë, si ato të Alvesh në të 18-tën apo të Shkodrës në të 25-tën. Ndërsa në fundin e pjesës së parë pati dhe një pretendim për penallti për top të prekur me dorë në zonë. Por atë që nuk bënë në pjesën e pare vlonjatët, e bënë në fillimin e së dytës korçarët, kur Latifi nga një pozicion diagonal goditi bukur duke dërguar topin në rrjetë. Gjithcka u mbyll 0-1 në favor të Skënderbeut, për të cilët kampionati është një testim që njihet mirë

Article Logic
Execution time: 0.0036790370941162