INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flamurtari humbet miqësoren me Wolfsburg

Flamurtari humbet miqësoren me Wolfsburg

Publikuar më: 08:09 12-08-2016

Flamurtari zhvilloi një ndeshje miqësore me Wolfsburg, të luajtur në Pinkafeld të Austrisë, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri të Kategorisë Superiore. Flamurtari zhvilloi një ndeshje miqësore me Wolfsburg, të luajtur në Pinkafeld të Austrisë, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri të Kategorisë Superiore.

Ekipi vlonjat humbi me rezultatin e thellë 5-1. Ashtu siç pritej, ekipi gjerman rezultoi shumë i fortë për formacionin e skuadrës shqiptare, që realizoi shpejt golin e parë që në minutën e 12 me anë të Daniel Didavi.

Më pas serinë e golave e vazhdoi Bruno Henrique në të 17-tën, Borja Mayoral në të 50-tën, sërish Daniel Didavi në të 72-tën për ta përfunduar Azzaoui në të 83-tën. Golin e vetëm për ekipin e Flamurtarit e shënoi Danilo Alvesh.

Article Logic
Execution time: 0.0035190582275391