INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flasim shpesh për ta, por çfarë bën ekzaktësisht një njeri toksik, për t’ju ‘nxirë’ jetën?

Flasim shpesh për ta, por çfarë bën ekzaktësisht një njeri toksik, për t’ju ‘nxirë’ jetën?

Publikuar më: 15:30 12-07-2019

Është shkruar shumë për "njerëzit toksikë", por çfarë e bën një person "toksik" në radhë të parë? Këtu është ajo çfarë ju duhet të dini për përcaktimin nëse dikush në jetën tuaj është toksik.

Ata janë tipa të këndshëm në fillim

Kjo nuk do të thotë që të gjithë njerëzit simpatikë janë toksikë, por sipas Joseph H. Baskin një psikiatër në Fondacionin e Klinikës së Clevelandit, njerëzit toksikë shpesh i ndërtojnë marrëdhëniet me të njëjtën metodë të shtrembër. Ata zakonisht janë të talentuar dhe kanë aftësi të madhe për të tërhequr vëmendjen tuaj.Shumë të aftë në qasjen e tyre, ata joshin partnerë romantikë ose platonikë në botën e tyre të përdredhur ".

Ata shterojnë energjinë tuaj

Njerëzit toksikë shpesh janë vampirë të energjisë, që do të thotë se ndërveprimet tuaja me ta thithin energjinë nga ju. Ata kanë tendencë të jenë dramatike, nevojtarë dhe njerëz me shumë kërkesa të larta. Nëse dyshoni se dikush në jetën tuaj është toksik, vlerësoni se si ndjeheni pasi ndaheni nga ta. A ndiheni të lodhur, të mërzitur, si pa fuqi? Epo është toksikë.

E gjithë biseda rrotullohet rreth tyre

Pra, sapo keni pasur një bisedë 30-minutëshe me një person që dyshoni se është toksik në jetën tuaj. Sa për qind e bisedës suaj ishte rreth tyre? A kanë bërë ndonjë pyetje në lidhje me jetën tuaj apo si po ia kaloni? Njerëzit toksikë gjejnë mënyra për të sjellë gjithçka rreth tyre dhe me siguri do t'ju akuzojnë për moskujdesje ndaj tyre nëse përpiqeni ta ndryshoni bisedën.

"Shakatë" e tyre gjithmonë shkojnë shumë larg

Miqtë tallen me njëri-tjetrin. Është normale dhe të gjithë argëtohen, por thjesht disa shaka e kalojnë cakun, e këto të fundit zakonisht i bëjnë toksikët.

Duan të luajnë viktimën

E gjeni gjithmonë veten duke kërkuar falje, edhe kur nuk keni faj? Ju bëjnë të ndiheni keq dhe gjithmonë luajnë viktimën ? Nuk ka asnjë dyshim që personi krahë jush është toksik, ndaj jepini duart sa nuk jeni lënduar apo ‘helmuar’ më shumë. LIVING

 

Article Logic
Execution time: 0.0036859512329102