Dëshmitarët të cilët kanë qenë prezentë në momentin që ndodhi atentati ndaj Armando Gjinit kanë rrëfyer momentin e ekzekutimit të 48 vjeçarit.
Sipas tyre në momentin e vrasjes Armando Gjini, i cili në Rrëshen njihej si Tonin, ka qenë në makinë me djalin e tij, ndërsa bashkëshortja dhe vajza kishin zbritur për të blerë diçka në një dyqan.
Në një moment një fuoristradë me xhama të zinj është afruar dhe ka qëlluar me breshëri plumbash.
Xhamat anësorë të makinës janë dëmtuar nga plumbat, të cilat nuk kanë kapur djalin e viktimës.
Gjini është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve.
Pas ngjarjes u ngritën postblloqe, ndërsa në urën e Rrëshenit u gjet një automjet i djegur, si dhe një kallashnikov që dyshohet se i përkisnin autorëve, shkruan OraNews.
Dyshimet për vrasjen janë për konflikte në trafikun e drogërave.