INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flasin familjarët: Vritet në Holandë Festim Lato, presidenti i vetëshpallur i Çamërisë

Flasin familjarët: Vritet në Holandë Festim Lato, presidenti i vetëshpallur i Çamërisë

Publikuar më: 11:03 21-07-2019

Presidenti i vetëshpallur i Çamërisë Festim Lato dyshohet se është vrarë në Holandë. Të afërm dhe familjarë pretendojnë se është vrarë mbrëmjen e kaluar në Holandë Festim Lato, shkruan Mapo.al. Ka qenë vëllai i tij, Xhemil Lato, i cili deklaron se është telefonuar nga policia holandeze për ngjarjen.

Sipas tij, mbrëmë në darkë dy persona e kanë ftuar për kafe Festim Laton. “Ai sapo ka dalë në prag të shtëpisë është qëlluar me armë dhe ka mbetur i vdekur në vend”, thotë Xhemil Lato.

Njoftimin e vrasjes e ka bërë një fillimisht në Facebook një profil me identitetin Angelo Aliu, i cili prezantohet si Ali Aliu, gjithashtu i vetëshpallur kryeministër i Republikës së Çamërisë. Ai shkroi në rrjetet sociale se është vrarë në Holandë pas një atentati Festim Lato.

Motivet e vrasjes nuk bëhen me dije në njoftimet në fjalë, të cilat janë publikuar edhe në faqen e vetë të ndjerit.

Nga ana tjetër, policia shqiptare nuk ka asnjë informacion për këtë ngjarje.

cameriia.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035672187805176