INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flasin vetë meshkujt: Ja pse humbasim interesin tek femrat pasi i bëjmë ato për vete

Flasin vetë meshkujt: Ja pse humbasim interesin tek femrat pasi i bëjmë ato për vete

Publikuar më: 20:40 10-03-2019

Shumica e meshkujve sillen si të marrë pas ndonjë vajze të caktuar apo pas ndonjë femre, gjithnjë deri në momentin kur i bëjnë për vete, e më vonë shumë shpejt humbin interesimin. Kur të ndiejnë një dozë të caktuar sigurie, fillojnë aventurën e re, andaj vajzat thyhen shpirtërisht, ndërsa u mbeten shume pikëpyetje në kokë.

Ekziston një tip i caktuar meshkujsh, të cilët kurrë nuk “rriten”, kurrë nuk piqen dhe kurrë nuk e mposhtin frikën nga lidhja, martesa dhe obligimet. Ata tipa nuk dëshirojnë të humbin ndjenjën e lirisë, ndërkaq bërja për vete e gjinisë së kundërt vazhdimisht u shërben për t’u dëshmuar se akoma janë të dëshirueshëm.

Tipat garues
Në kategorinë e dytë bëjnë pjesë meshkujt të cilët bërjen për vete të femrave e konsiderojnë si formë gare, sepse të gjithëve dëshirojnë t’u tregojnë se si ata mund të kenë vajzën të cilën e dëshirojnë, e pastaj shumë shpejt pushojnë të interesohen për to. Edhe pse pjesëtaret e gjinisë së bukur “ndizen” kur janë në prani të tyre, kujdesen që të tjerët t’i shohin bashkë, ato shumë shpejt mbeten me zemër të thyer dhe kërkojnë sfidë të re dashurore.

Çfarë duhet bërë lidhur me këtë çështje?
Në vend që t’i bien me kokë murit, femrat gjithashtu duhet ta luajnë lojën e tyre. Mos u jepni përgjigje pozitive menjëherë dhe filloni t’i detyroni që sa më shumë të angazhohen rreth fitimit të simpatisë suaj, sepse meshkujt në atë mënyrë bëhen gjithnjë e më të zjarrtë. Gjithmonë mbani njëfarë distance, në mënyrë që pas shoqërimit afatgjatë dhe intensiv të mund të keni “asin” nën mëngë me të cilin do ta befasonit

Article Logic
Execution time: 0.003777027130127