INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fleckenstein dhe Kukan, kërkojnë shpejtësi për reformën në drejtësi

Fleckenstein dhe Kukan, kërkojnë shpejtësi për reformën në drejtësi

Publikuar më: 09:22 09-02-2016

Reforma në drejtësi dhe zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, ishin në fokus të bashkëbisedimit që dy eurodeputetët Fleckenstein dhe Kukan që patën me krerët e klasës politike shqiptare. Menjëherë pas takimin me Kryeparlamentari eurodeputetët Kukan dhe Fleckenstein deklaruan se presin nga klasa politike shqiptare, që pas opinionit të Venecias, puna për këtë reformë të nisë me “vrull”.

“Jemi këtu pas dekriminalizimit për të parë sesi mund të mbështesim reformat në këtë vend. Jemi të kënaqur me ecurinë që është arritur deri më tani dhe jemi në pritje të rekomandimve të Venecias dhe më pas nis puna me vrull”, -tha Fleckenstein.

Nga ana e tij, eurodeputeti tjetër, Eduard Kukan theksoi se largohet nga Shqipëria me pak më shumë optimizëm se herët e tjera.

“Një reformë e domosdoshme, në mënyrë që Shqipëria të ecë para në rrugën drejt BE-së. Shqipëria është vend kandidat për në BE, por përpara se të hyjë në këtë rrugë, vendi juaj ka disa pritshmëri ndaj nesh. Megjithatë ikim nga Shqipëria pak më shumë me optimizëm”, është shprehu Kukan.

Ndërsa kryeparlamentari Meta lajmëroj se zbatimi I ligjit për dekriminalizimin e p[osteve publike do të nisë zbatimin e tij shumë shpejt.

“Ligji ka hyrë në fuqi, zbatimi i tij do të nisë brenda dy muajsh”, tha Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0042421817779541