INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fleckenstein në një tryezë me Metën, Bashën dhe Majkon: Të miratohen sa më shpejt 7 ligjet

Fleckenstein në një tryezë me Metën, Bashën dhe Majkon: Të miratohen sa më shpejt 7 ligjet

Publikuar më: 12:19 27-07-2016

Knut Fleckenstein ka bërë sërisht bashkë politikën shqiptare. Në SHBA, ku po mbahet Konventa e Partisë Demokratike Amerikane, Fleckenstein ka zhvilluar një drekë pune me përfaqësuesit e lartë të 3 forca politike shqiptare. Në një tryezë janë ulur Kryeparlamentari Ilir Meta, Kryetari i PD Lulzim Basha dhe një nga zërat më të rëndësishëm në PS Pandeli Majko.
Në një prononcim për mediat, eurodeputeti Knut Fleckenstein nënvizoi rëndësinë e miratimit të ligjeve të tjera në kuadër të reformës në sistemin e drejtësisë.
Knut Fleckenstein:
“Unë do të doja të falenderoja Kryetarin e Kuvendit Meta për ftesën. Ne patëm një drekë të këndshme së bashku edhe me Kryetarin e Partisë Demokratike Basha si edhe me përfaqësues të lartë të Partisë Socialiste.
Pas betejës tonë të përbashkët për reformën në drejtësi, gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim, jo ne, por ata do të gjejnë një zgjidhje të përbashkët për respektimin e ligjeve. U uroj atyre dhe të gjithëve ju shumë fat”.

Article Logic
Execution time: 0.0038468837738037