INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fleckenstein: Partitë Ok për Reformën në Drejtësi, përgjimet problem i madh

Fleckenstein: Partitë Ok për Reformën në Drejtësi, përgjimet problem i madh

Publikuar më: 12:23 18-05-2016

Javën e ardhshme mund të miratohet Reforma në Drejtësi. Lajmi është dhënë nga Eurodeputeti Knut Fleckenstein nga qyteti i Shkodrës. Ndërsa thotë se ka marrë garancinë e krerëve të partive politike, Fleckenstein hedh një akuzë të fortë në drejtim të deputetëve shqiptarë.
Knut Fleckenstein:
“Reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme. Brenda javës që vjen, mund të miratohet. Kam marrë garancinë e politikanëve shqiptarë. Disa emra i kam në kokën time që janë kundër reformës, por partitë janë "pro". Pas 6 javësh do e shikojme se kush ka patur vetëm fjalë. Reforma në drejtësi nuk bën fjalë që të shpëtojnë kokat e tyre por në cilin vend do të jetë Shqipëria”.
Ndërkohë Fleckenstein është përfshirë në debatin më të nxehtë të politikës aktuale, atë të ekzistencës së një pajisje përgjimi në Policinë e Shtetit. Fleckenstein thotë se në rast se pajisja ka përgjuar zyrtarë të lartë, atëherë përgjegjësit duhet të dalin përpara drejtësisë.
Knut Fleckenstein:
“Jam informuar mbrëmë për këtë çështje. Nuk di të them nëse pajisja është përgjuese, por nëse do të kishte një pajisje të tillë, kjo do të ishte problem dhe përgjegjësit duhet të vendosen para drejtësisë.”

Article Logic
Execution time: 0.0039229393005371